Home / Politika / “Radarët”/Ministrja Xhaçka i përgjigjet Luan Ramës: Mos dizinformo dhe mëso të vërtetën

“Radarët”/Ministrja Xhaçka i përgjigjet Luan Ramës: Mos dizinformo dhe mëso të vërtetën

“Mos u merr me pyetje në distancë, mos hidh baltë me akuzat “të vërteta” të pavërteta”. Ky është reagimi i Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka ndaj deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama. Xhaçka shprehet se “deputeti Luan Rama, pasi ngre akuzat e radhës, bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dizinformimit mediatik, për të cilat kam vetëm një përgjigje për të nderuarin Luan. Të kërkojë një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale”.

Statusi i plotë i Ministres Olta Xhaçka:

I nderuari deputet Luan Rama, në mënyrë të përsëritur sulmon Ministrinë e Mbrojtjes me “të vërteta” të pavërteta. Dhe ka zgjedhur mediat e të gjitha llojeve për ta bërë këtë gjë, përfshirë edhe rrjetin social. Pasi ngre akuzat e radhës, bën pyetje në distancën e kontaminuar nga politika e baltës dhe balta e dizinformimit mediatik, për të cilat kam vetëm një përgjigje për të nderuarin Luan. Të kërkojë një interpelancë parlamentare dhe do të jem në dispozicion për të dhënë të gjithë informacionin zyrtar, me përgjegjësi të plotë institucionale.

 Luan Rama:  Prej tre vitesh radarët ekzistues nuk kanë qënë në punë 

Deputeti i LSI, Luan Rama reagoi ndaj deklaratës së ministres Xhaçka se një grup pune do të ngrihet nga ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme për vëzhgimin e hapësirës detare. “Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj!
Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?!
Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?! Po përse janë cënuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!”, shkruan në facebook, Luan Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: