Europa

Mbretëresha Elizabeth II i bën thirrje popullit britanik për bashkim

eliabethMbretëresha Elizabeth II i bëri thirrje popullit britanik për bashkim pas fitores së ”jo”-së në referendumin për pavarësinë e Skocisë.

“Duke njohur popullin skocez, nuk kam asnjë dyshim që skocezët, ashtu si gjithë të tjerët në mbarë Britaninë e Madhe, janë të aftë të shprehin mendimet e tyre para se të bashkohen sërish me ndjenjën e respektit dhe mbështetjes të përbashkët”, theksoi mbretëresha Elizabeth II në një mesazh të shkruar.

“Do të ketë, në Skoci dhe kudo, shumë ndjenja të forta dhe të ndryshme, në familjet, rrethet miqësore dhe mes fqinjëve. Është padyshim natyra e një tradite të fuqishme demokratike që ne gëzojmë në këtë vend”, shtoi mbretëresha, e cila nuk mbajti qëndrim zyrtar për referendumin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button