Ekonomia

Gjiganti i hotelerisë Hilton vjen në Shqipëri, aktiviteti nis brenda 2019

Rrjeti prestigjioz global i hotelerisë Hilton do të jetë prezent edhe në Shqipëri. Kompania Investitore dhe kontraktor i përgjithëm është ALPAS 2E Shpk.

Objekti është i vendosur tek ish-Uzina Enver përgjatë Rrugës së Kavajës, poshtë kryqëzimit të 21 Dhjetorit.

Burimet nga Shoqata e Ndërtuesve bëjnë me dije se Hilton për disa vite rresht ka shfaqur interes të jete i pranishëm në Shqipëri, por ndërkohë burimet nga kompania që po ndërton për llogari të rrjetit e konfirmuan këtë fakt. Hilton do të vijë me linjën “Garden Inn”. (Hilton Garden Inn Tirana Project).

Punimet janë në fazën e ngritjes së karabinasë, por godina do të mund të bëhet funksionale në fillim të vitit 2018. Kapaciteti i akomodimit dhe vlera e investimit po mbahen sekret për shkak të politikës së marketingut që ndjek Hilton për investimet e reja.

Hilton është një rrjet hotelesh luksi i shtrirë në gjashtë kontinente me rreth 570 linja akomodimi. Të ardhurat e Hilton në 2015-n ishin 11,2 miliardë USD me një rritje gati 10% në krahasim me vitin paraardhës.

Në vitin 2015, Hilton e shtoi kapacitetin e akomodimit me 43,000 dhoma. Që nga viti 2007 biznesi i hoteleve Hilton është zgjeruar me 50%. Nga burimet zyrtare të kompanisë gjiganti i hotelerisë zgjerimin më të madh është duke e bërë në vendet në zhvillim dhe sidomos në Azi. Pjesë e këtij zgjerimi është e linja në Shqipëri.

Zgjerimi i markave të njohura të hotelerisë në tregun shqiptar pritet t’i japë një dimension të ri kryeqytetit shqiptar.

Numri i vizitorëve të huaj është vënë në një trend rritjeje të qëndrueshme, ndaj kohët e fundit bizneset vendase dhe të huaja po orientohen drejt investimeve në hotele në vendin tonë.

Qeveria shqiptare nëpërmjet Paketës Fiskale 2018 ka përjashtuar hotelet në pesë vitet e para nga pagesa e tatimit mbi fitimin, teksa ka zbritur TVSH-në në zinxhirin e furnizimit të hoteleve dhe shërbimit të akomodimit në 6% nga 20 që ka qenë më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button