Politika

Shkrimtari Bashkim Shehu: Pavarësia e Katalonjës, ja si po përjetohet në Spanjë

Ditëne sotme, Parlamenti katalanas shpalli njëanshmërisht Pavarësinë nga Madridi, pas një votimi të fshehtë që përfundoi me 70 vota pro e 10 kundër.

Por si është situata në Katalonjë pas këtij vendimi historik? Për këtë foli në një lidhje me “Skype” në edicionin qendror të lajmeve në TCH, shkrimtari shqiptar që jeton në Spanjë, Bashkim Shehu.

Shehu u shpreh se në përgjithësi situata duket e qetë, megjithëse thotë më pas se tensioni duket më qartë te ato çfarë shprehin analistët për të ardhmen.

TCH: Si është klima në Spanjë pas vendimit të sotëm të Katalonjës dhe qeverisë së Madridit, që vetëm rrugën e përbashkët nuk kanë zgjedhur?

Bashkim Shehu: Është e qetë, ka njerëz që festojnë, ata që janë në favor. Por te analistët duket një tension, pasi tani fillon e keqa, sipas atyre. Por vërehet edhe te qytetarët një lloj ndasie.

TCH: Cilat janë skenarët e mundshëm të asaj që pritet të ndodhë?

Bashkim Shehu: Mendohet se do të ketë një rezistencë në formën e mos bindjes masive. Kundrejt ndërhyrjes së qeverisë qendrore, por se deri ku mund të shkojë kjo nuk mund të parashikohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button