Kosova

Zv/Sekretare e Përgjithshme e NATO-s, Rose E. Gottemoeller, KFOR në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose E. Gottemoeller, me të cilën bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe NATO-s dhe për rolin e Kosovës si faktor paqe e stabiliteti në rajon. Në takim u bisedua edhe për krijimin e ushtrisë, ku Thaçi theksoi se ushtria do të bëhet më ndryshime kushtetuese.

 “Jemi duke zhvilluar një proces gjithë-përfshirës të konsultimeve dhe të informimit. Do të shterim të gjitha mundësitë që transformimi të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova i është gëzuar anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe e mirëpret mundësinë që edhe Maqedonia të hyjë sa më parë në NATO.

“Sa më parë rajoni ynë bëhet pjesë e NATO-s, aq më e qëndrueshme do të jetë paqja në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Gottemoeller u shpreh se NATO mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon dhe shtoi se KFOR do të qëndrojë në Kosovë për aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Presidenti Thaçi u shpreh se roli i NATO-s në Kosovë dhe rajon është i pazëvendësueshëm por duhet të punohet edhe që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s”, thuhet tutje në komunikatën e presidences.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button