Home / roze / Zbukurimi i thonjve, tendencat për vjeshtë- dimër

Zbukurimi i thonjve, tendencat për vjeshtë- dimër

Nëse je e apasionuar nga nail art, nuk mund ta humbasësh trendin e momentit për sezonin vjeshtë- dimër 2017-2018.

Zbulojmë se çfarë është në modë në fushën e manikyrit !

Metalizato 

Efekti metalizato do të jetë protagonisti më i madh , si për sytë edhe për buzët, por në mënyrë të veçantë për thonjtë, për të dhurar efektin shik. Thonjtë me xhel metalizato me të gjitha ngjyrat; e rëndëishme është që të duken të shumë të ndritshme.

Nudë

Thonjtë ngjyrë nudë të japin një pamje elegante dhe super të kuruar, përvçse janë në modë. “Thonjtë nudë duken natyralë, ose mund t’i dekoroni me dizajne të ndryshme . është thelbësore, në fakt, që të keni duar shumë të kuruara pa kutikula, në mënyrë që të duken të shkëlqyera dhe të shëndetshme.

Ngjyrat e errëta

Nga lejlaja tek bordoja , nga jeshilja tek bluja e errët dhe akoma e zeza. Ngjyrat e errëta shumë të dashura në vitete e lauara gjatë stinëve të ftohta, kthehen edhe këtë vit. Të dhurojnë një stil të sofistikuar dhe intensiv.

E zezë dhe argjend

Një nga kombinimet më të mira! E zeza dhe argjendi janë një kombinim misetrioz dhe sensual. Shkëlqimi i argjendit kombinohet në mëyrë perfekte me ngjyrën më mizterioze, trë zezën.

Fluo

Rikthimi në modë i ngjyrës që të gjitha vajzat e adhurojnë! Nail art që ndriçon në errësirë për të krijuar efekte të çmendura për tí postuar në rrjetet sociale ose gjatë mbrëmjeve.

Xixat

Për të krijuar diçka glamour dhe shik dhe t’i jepni rrugë të lirë fantazisë , na vjen në ndihmë një tjetër tendencë: nail art i ndriçuar nga xixat, që mund të përdoren në pluhur, fletë prej ari ose gurëve të çmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.