Kosova

AK: Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës

ak-vatikani-ta-njoh-euml-pavar-euml-sin-euml-e-kosov-euml-s_hdAleanca Kuq e Zi (AK), në një deklaratë për mediat ka theksuar se Vatikani duhet të njoh pavarësinë e Kosovës.

Sipas AK-së, vizita e Papës në Shqipëri është një ditë historie për Shqipërinë. Aleanca Kuq e Zi i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve që sipas saj kanë prishur kishat, mos të marrin pjesë në meshën që do të mbajë në orën 11: 00 të mesditës, Papa Francesku, në sheshin “Nënë Tereza”.

“Vatikani duhet të njohë shtetin e Kosovës. Politikanët që prishën kishat, të mos rreshtohen në meshë. Shqipëria është atdheu i Gjergj Fishtës dhe mëmëdheu i Nënë Terezës. Vizita e Papës është ditë historike për Shqipërinë. Ndaj shqiptarët luten që Papa të njohë pavarësinë e Kosovës”, citohet në deklaratën e Aleancës Kuq e Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button