Bota

A e pret Spanjën skenari i Jugosllavisë, a është ndarja e Katalonjës vetëm fillimi

Përkrahësit e pavarësisë së Katalonjës tashmë u kanë bërë thirrje shërbyesve civilë të mos i zbatojnë urdhrat e qeverisë spanjolle, por të përgjigjen me rezistencë paqësore.

Me thirrjen që u është bërë qytetarëve, po u kërkohet mosdëgjueshmëri qytetare për të mbrojtur ndërtesat e institucioneve katalonase nga qeveria spanjolle.

Dyshohet se për shkak të këtij skenari në rrugët e Katalonjës mund të zbarkojë policia spanjolle, madje edhe ushtria.

Analistja politike dhe ushtarake, Sara Plana, ka thënë së fundmi se pavarësia e Katalonjës do të “zbulonte brishtësinë e menaxhimit nga spanjollët, dhe shteti do të ishte i gatshëm të hyj në luftë për ta mbajtur“.

Madje, ajo e krahason situatën me Jugosllavinë e dikurshme.

“Në atë që do të ishte paralelja më alarmante – me Jugosllavinë, shumë popuj në Spanjë kanë synime separatiste, e Katalonja e pavarur do të mund të ishte vetëm një nga shumë domino që do të bien”, ka thënë ajo.

Sipas masave që tashmë kanë hyrë në fuqi, policia regjionale e Katalonjës do të jetë nën kontrollin direkt të Madridit. Çdokush që do të emërohet në pozitën ministrit të regjional të punëve të brendshme, “do t’u jap pjesëtarëve të policisë katalonase urdhra direkt që duhet zbatuar”.

Sipas dokumentit, nëse është e nevojshme, pjesëtarët e policisë katalonase mund të zëvendësohen me forca kombëtare të sigurisë.

Tani Madridi kërkon të marrë nën kontroll të plotë financat e tërë rajonit, duke përfshirë këtu edhe tatimet dhe buxhetin.

Qeveria spanjolle tashmë kontrollon edhe televizionet lokale dhe shërbimet digjitale, ndërsa drejtuesit e mediave publike mund të përjashtohen nga puna. Qeveria dëshiron të sigurojë “transmetimin e informacioneve të vërteta, objektive e të balancuara që respektojnë pluralizmin politik, social e kulturor”.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button