Politika

Rama: Shpejt nis puna për rrugën e Arbrit, transformojmë të gjitha rrugët në vend

Në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga kryesia e Kuvendit, kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisë puna për ‘Rrugën e Arbrit”.

Sipas Ramës këtë mandat të dytë qeverisës do të ketë një financim masiv për infrastrukturën e vendit për të transformuar të gjitha rrugët e vendit.

“Financim masiv për infrastrukturën e vendit për të krijuar hapësirë për të filluar zbatimin e programin ‘1 miliard’. Kjo do bëjë që rrugët tona nga veriu në jug në katër vjet të transformohen në mënyrë të qenësishme dhe të kthehen nga shtigje të rrezikshme në akse të sigurta dhe shumë më të shpejta, pas ndërhyrjes standardizuese që do bëhet këtu.

Vlen të përmendim këtu deputetët që kanë bërë përpjekje dhe që vijnë nga zona e Dibrës dhe procesi për Rrugën e Arbrit është në përfundim. Ministria ka nisur negociatat për termat e kontratës me kompaninë, për pak ditë kontrata do finalizohet dhe puna nuk do ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm”, tha Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button