ArteRajoni

Pse zien Beogradi? Nobeliste, Herta Müller mbi mentalitetin serb ndaj historisë

Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje debatit që ndezën në Beograd fjalët e shkrimtares nobeliste, Herta Müller mbi mentalitetin serb ndaj historisë.

Herta Müller, shkrimtarja nobeliste gjermane me origjinë nga pakica gjermane e Rumanisë ishte e ftuar nderi në panairin e librit në Beograd. Ajo ka ndezur një debat me vlerësimin e saj për mentalitetin serb ndaj historisë. “Die Welt” shkruan se Herta Müller e quajti bombardimin e NATO-s si rrjedhojë logjike të luftërave të shumta të Millosheviçit. Herta Müller i rekomandon madje shoqërisë serbe të ballafaqohet me fajin.

“Shumë spektatorë reaguan të indinjuar, shtypi i afërt me qeverinë shkumëzoi, një gazetë bulevardeske madje e shfytyroi emrin e Müller – në Müll- (që në gjermanisht do të thotë plehrë. shën red.) Si përshtatet kjo me orientimin ‘proeuropian’ të Serbisë? ”

Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje problemeve të shoqërisë serbe sot, ku jeta “party” e maskilizmi pompoz nuk e fshehin dot korrupsionin e thellë brenda saj. Në artikullin “Beogradi zien” nënvizohet se “ironia e historisë është se pikërisht në Beograd, ku propagandistët e Millosheviçit, (përfshirë ish-ministrin e informacionit, presidentin e sotëm Vuçiç) pretendojnë se nga këtu mbrohet perëndimi i krishterë, pikërisht në këtë Beograd, me ndihmën e fondeve të shtetit po ngrihet një projekt gjigand i financuar nga Abu Dhabi.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button