Kronika

Ardhja e Papës, Beqaj: 12 ambulanca me shërbim shëndetësor për të pranishmit në meshë

altari-320x191Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj bëri me dije se në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë ditën e nesërme janë bere te gjitha përgatitjet per te siguruar një shërbim të garantuar shëndetësor për të pranishmit në meshë që besohet se do të jenë në shumtë.

12 ambulanca dhe çadra  me njësi të lëvizshme do ë jenë të vendosura në disa pika të kryeqytetit, 6 prej të cilave në sheshin “Nënë Tereza”.

“Prej dy muajsh kemi nisur punën për të marrë të gjitha masat e nevojshme. Kemi ekip shëndetësor për të garantuar të gjithë nevojën për shërbim shëndetësor të mundshëm për Atin e Shenjtë dhe delegacionin. Dhe Qendrat e Gjakut kanë rezervat e tyre. Prej 3 javësh kemi bërë planet për Spitalin e Traumës dhe QSUT dhe kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e situatës. Këtu është një qendër shëndetësore tek qendra mediatike, në shesh, për t’ju dhënën ndihmën qytetarëve. 12 autoambulanca janë në shërbim, një pjesë për delegacionin e Papatit, një pjesë për delegacionin tonë dhe një pjesë për qytetarët”, – tha ministri Beqaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button