Home / Bota / Sondazhet: Separatistёt katalonjas humbasin simpatinё e zgjedhёsve

Sondazhet: Separatistёt katalonjas humbasin simpatinё e zgjedhёsve

Lёvizja pёr njё pavarёsi tё Katalonjёs sipas anketimeve mund tё humbasё shumicёn nё parlament nё zgjedhjet nё dhjetor. “Rroftё Spanja”, thёrrisnin pёrkrahёsit e unitetit duke manifestuar nё rrugёt e Barcelonёs. Rreth 300.000 vetё, sipas tё dhёnave tё policisё, marshuan nё rrugёt e kryeqytetit katalonjas pёr unitetin e Spanjёs. Me protestёn e tyre masive nё Barcelonё kundёr separatistёve katalonjas ata pёrbёjnё njё shumicё, sipas sondazheve, qё po dёshmon njё kthesё aktuale tё opinionit ne rajon.

Kёrcёnon njё dёshtim nё zgjedhje

Nё bazё tё kёtyre sondazheve nё zgjedhjet mё 21 dhjetor pёrkrahёsit e pavarёsisё nga Spanja duhet tё llogarisin me njё humbje tё shumicёs nё parlamentin rajonal. Nёse tani do tё votohej,  partitё qё synojnё pavarёsinё mund tё merrnin maksimumi 42,5 pёrqind tё votave e kёsisoj vetёm 65 vende, sikurse del nga njё anketim i publikuar tё dielёn (29.10) realizuar me porosi tё gazetёs “El Mundo” nga Instituti prestigjoz Sigma Dos. Pёr shumicёn absolute nё Barcelonё janё tё nevojshme 68 mandate parlamentare.

Kundёrshtarёt e shkёputjes nga pushteti qendror nё Madrid, sipas kёtij sondazhi, mund tё shpresojnё pёr rreth 43,4 pёrqind tё votave. Pёr realizimin e anketimit janё marrё nё pyetje 1000 qytetarё nga e hёna deri tё enjten.

Kohёt e fundit sondazhet vazhdimisht rezultonin, qё shumica e 5,3 milionё qytetarёve katalonjas me tё drejtё vote janё kundёr shkёputjes nga Spanja. “Rroftё Spanja”, “Barcelona i pёrket Spanjёs” dhe “Unё jam spanjoll”, thёrrisnin tё dielёn demonstruesit duke marshuar nё rrugёt e Barcelonёs. Ata kёrkuan arrestimin e presidentit rajonal tё shkarkuar nga qeveria qendrore Carles Puigdemont.

Pajtim dhe paqe?

Pёr manifestim kishte bёrё thirrje lёvizja pro spanjolle Sociedad Civil Catalana (SCC)  nёn moton “Ne jemi tё gjithё Katalonja!”. Nё njё njoftim kjo organizatё vё nё dukje, se do tё punojё qё tё arrihet njё pajtim mes unionistёve dhe separatistёve, nё mёnyrё qё nё tё ardhmen nё rajon tё mbizotёrojё arsyeja dhe bashkёjetesa paqёsore.

Qeveria qendrore nё Madrid nёn kryeministrin konservator Mariano Rajoy tё shtunёn (28.10)e vendosi komunitetitn autonom tё Katalonjёs nёn administrimin e detyrueshёm, pasi parlamenti rajonal nё Barcelonё shpalli pavarёsinё. Rajoy, sikurse njoftojnё mediat, ngarkoi zёvendёsen e tij Soraya Sáenz de Santamaría me drejtimin nё rajon.

Azil nё Belgjikё pёr Puigdemont?

Presidenti i rrёzuar rajonal Puigdemont mund tё arrestohet dhe tё akuzohet. Nёse ai dёnohet pёr kryengritje kundёr shtetit ose pёr “rebelim”, atё e kёrcёnojnё deri nё 30 vjet burg. Sekretari i shtetit tё Belgjikёs pёr azilin dhe migracionin e  sugjeron vendin e tij si vendstrehim tё mundshёm pёr separatistёt. Katalonjasit, qё ndihen tё pёrndjekur politikisht, mund tё kёrkojnё azil nё Belgjikё, vend i BE-sё, tha Theo Francken nё televizionin flamand VTM News. “Belgjika mund tё jetё edhe njё rrugёdalje e mundshme pёr Puigdemont”, tha politikani i partisё nacionaliste flamande N-VA.

Leave a Reply

%d bloggers like this: