Bota

Stoltenberg: NATO-ja duhet të jetë në dialog me Rusinë dhe Kinën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se beson që NATO-ja duhet të jetë në dialog me Rusinë dhe Kinën dhe se nuk dëshirojnë një luftë të re të ftohtë.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Sputnik, Stoltenberg, i cili gjendet për vizitë në Japoni, ka thënë se është në favor të vazhdimit të mëtejshëm të Këshillit NATO-Rusi.

“Besojmë në dialog, sepse nuk duam një luftë të re të ftohtë”, ka theksuar Stoltenberg, duke shprehur besimin se NATO-ja duhet të jetë në dialog me Rusinë dhe Kinën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po ashtu ka thënë se nuk kanë synim që t’i izolojnë Rusinë dhe Kinën dhe se nuk duan garë të re me armatim.

“Rusia është fqinji ynë. Kur kemi mospërputhje mendimesh, atëherë ne duhet të ulemi dhe t’i zgjidhim ato”, ka shtuar Stoltenberg.

Ndryshe, Stoltenberg sot u takua me kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe, ku tha se programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut “përbën kërcënim global për të cilin nevojitet përgjigje globale”.

Stoltenberg tha se janë dakord me Aben për ushtrim të presionit ndërkombëtar ndaj Phenianit zyrtar në drejtim të zgjidhjes paqësore të problemit, duke shtuar se NATO-ja dhe Japonia kanë marrë vendim të rrisin bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër sulmeve kibernetike dhe terrorizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button