Home / Bota / Pezullohet vendimi për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës

Pezullohet vendimi për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës

Gjykata Kushtetuese e Spanjës pezulloi vendimin e parlamentit të Katalonjës për shpalljen e pavarësisë, duke pranuar kundërshtimin e qeverisë qendrore.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sot në mëngjes u mblodhën pas kundërshtimit të qeverisë së Spanjës për vendimin e 27 tetorit të parlamentit të qeverisë autonome të Katalonjës, për shpalljen e pavarësisë dhe fillimin e procesit për themelimin e Republikës së Katalonjës.

Me pranimin e kundërshtimit të qeverisë qendrore nga Gjykata Kushtetuese, vendimet e marra nga parlamenti i Katalonjës u pezulluan në mënyrë automatike. Gjykata Kushtetuese do të diskutojë për 5 muaj dhe do të marrë vendimin përfundimtar për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës.

Në anën tjetër, kërkesa për ngritjen e padisë penale ndaj ish-presidentit të qeverisë rajonale të Katalonjës, Carles Puigdemont, zv/presidentit Oriol Junqueras, 12 ministrave dhe kryetares së parlamentit të Katalonjës Carme Forcadell me pretendim se kjo është “kryengritje kundër shtetit”, u pranua nga Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.