Kronika

Goditet grupi kriminal që vidhte automjete

Policia ka goditur një grup të strukturuar që vidhnin automjete, kryesisht në Tiranë. Policia ka goditur një grup të strukturuar që vidhnin automjete, kryesisht në Tiranë.

Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari bëri të ditur se grupi vidhte mjetet në Tiranë, e më pas dërgoheshin në një servis në Blliç të Dibrës ku çmontoheshin.

“Në Tiranë e në Dibër gjatë operacionit të koduar “Kamionçina” është goditur një grup me veprimtari krimonale në fushën e vjedhjes së automjeteve. Specialistët e krimeve kanë zbuluar dhe dokumentaur me prova ligjore veprimtarinë kriminale të grupit që kanë kryer vjedhje të automjeteve që i çmontonin për pjesë këmbimi. Mjetet vidheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në një servis në Blliç të Dibrës. Në bashkëpunim me policinë e Dibrës janë arrestuar 4 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Ata janë: Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe Dibër, Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe Dibër, Ervis Dauti 19 vjeç, banues në Blliçe Dibër, Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë), si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Gj., 48 vjeç, banues në Tiranë. Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në fshatin Blliçe të Peshkopisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera”, bëri të ditur Shtëmbari.

Ai foli për arrestimet e fundit në vend, si për posedim apo shpërndarje lëndësh narkotike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button