Bota

Sulmuesi bërtiti “Allahu Ekber”, rritet numri i të vdekurve në New York

Ka shkruar në 8 numri i të vdekurve nga sulmi me kamion në New York të SHBA-ve, ku të lënduar mbetën dhjetëra të tjerë, ndërkohë që incidenti po trajtohet si terrorist pasi i dyshuari kishte bërtitur “Allahu Ekber” para se të fillonte të gjuante drejt turmës, raporton CCN.

Me këtë rast po merret departamenti për terrorizëm i FBI-së.

Momentalisht nuk ka të dyshuar të tjerë, përveç një personi që ishte arrestuar menjëherë pas sulmit.

Kamioni po përdoret si armë e sulmit në disa sulme të fundit terroriste, duke përfshirë këtu sulmet vdekjeprurëse në Francë dhe Britani të Madhe. /gazetametro.net
21:40 -Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur, dhe disa disa të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion në Manhattanin e poshtëm.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.

Departamenti i Policisë konfirmon se është arrestuar një person në lidhje me incidentin, por hetimet janë duke u zhvilluar.

Këngëtari Josh Groban shkroi në “Twitter” se kishte dëgjuar të shtëna me armë, teksa shëtiste me qenin e tij. “Oh Zot, sapo dëgjova të shtëna armësh. Nisa menjëherë të vrapoj me qenin tim”, është mesazhi i tij.

Raportime të tjera mbi incidentin sugjerojnë se një kamion është drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë.

Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur në mediet sociale këtë të martë, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button