Libri

Kiço Blushi dhe letërsia e tij në vite prezantohen në Paris

blush-i-gjate1Në sheshin Denfert Rocheraut Paris 13,  u zhvillua kete javë, nje takim me shkrimtarin e njohur shqiptar Kiço Blushi.

Në një  kënd të sheshit historik,  simbol i mbrojtjes së  Francës ku ngrihet madhështore skulptura e Luanit të  Belforit,  realizuar nga i njëjti autor i monumentit te Lirisë së Nju Jorkut, u mblodhën miqtë e shqiptarët me  banim në Francë, me dëshirën dhe respektin për tu  takuar me shkrimtarin e skenaristin e librit dhe të filmit të tyre mitik të fëmijërisë , “Beni ecën vetë”, si dhe për tu njohur me disa nga botimet e tij të fundit botuar në Tiranë, romanet, “Gjuha e Gjakut” apo “Mos”.

Ishte rasti për tu njohur nga afër me këtë shkrimtar që e nisi krijimtarinë e tij letrare në vitet 60’, dhe që tashmë ka hyrë në historinë e  letërsisë shqipe.

Shkrimtari dhe studiuesi Luan Rama foli  mbi veprat e Kiço Blushit, duke e  njohur  nga afër krijimtarinë e Tij  duke   punuar se bashku në qëndrën historike të filmit shqiptar,  Kinostudion “Shqipëria e Re”.

“Tek Kiço Blushi pikëtakohen novelisti i talentuar, kineasti me përvojë dhe publiçisti i angazhuar i së vërtetës”, tha Luan Rama.

blushi1Ai u ndal  në veçanti në kontributin e tij jo vetëm në lëmin e novelistikës, duke sjellë në kujtesë origjinalitetin, e kompozimin e romanit të njohur «Koka e Prerë», një krijim që i referohet  kohës së Ali Pashës, por vuri në dukje edhe rolin e analistit gjatë kohës së tranzicionit dhe në ditët tona  për një pakt social duke qënë një penë e fuqishme në publicistikën shqiptare.

“Përmes mendimit të qartë, të guximshëm të mbushur plot shëmbuj konkretë të botës shqiptare në zhvillim me fenomenet dhe problemet e mëdha  që njeh sot shoqëria jonë e që lidhen me luften ndaj korrupsionit etjen për pushtet, mafian, traumën shoqërore, Kiço Blushi, i analizon ato duke kërkuar zgjidhjen e  një qëndrim qytetar dhe angazhimin më të madh të shoqërisë civile”, cilësoi Rama.

Nga të pranishmit u vu në dukje kontributi i shkrimtarit në lëmin e letërsisë duke theksuar se është e nevojshme të bëhet më shumë për përkthimin e veprave të autorëve shqiptarë në gjuhët  franceze, angleze, në mënyrë që letërsia shqiptare të integrohet më mirë në hapësirën e letërsisë europiane.

Fizikanti dhe studiuesi i kultures së hershme të shkrimeve  të lashta të pellgut  të Mesdheut, Gjergji Leka falënderoi në emër të pranishmëve shkrimtarin Blushi për këtë takim.

Ai  theksoi se, është nder të kemi mes nesh shkrimtarin  e shquar shqiptar por është një “ngjarje” dhe  një takim që do të mbahet  mend dhe nga fëmijët tanë të cilët morrën si dhuratë me firmën e shkrimtarit librin e ri,  “Mos” dhe librin  e njohur  “Beni ecën  vetë”.

blushi3Ndërkohë këngëtari Bardh  Vejsiu i shoqëruar me kitarrën e muzikantit të shquar shkodran Matish Trashani në këtë mbrëmje ftuan të  pranishmit te përshëndesnin këtë mbrëmje e të  këndonin këngën e mrrekullueshme “Lule  Borë” të kompozitorit Simon Gjoni.

Disa dite me pare, piktori me banim ne Paris, Zamir Mati e  kishte ftuar  shkrimtarin Kiço Blushi , në Festivalin Ndërkombetar të Balonave në Dieppe të Normandisë, Francë, ndoshta edhe pse ne artikujt e tij të vitit 1983 ishte, ishte  Ai që për herë të parë shkroi në gazetat e kohës për Balonat e Matit.

Këtë pikë-takim kulturor e  letrar, në këtë qendër,  në sheshin “Denfert Rochereaut”  të Parisit,  e organizuan ne kthim , ku u prezantuan veç romaneve te  fundit “Gjuha e Gjakut” apo “Mos”,  dhe shumë video me filmat e tij si skenarist, si “Beni ecën  vetë”, “Nëntori dytë”, “Në shtëpinë tone”,
“Koncert ne vitin ’36’’, Udha e shkronjave’’, etj.

Shkrimtari Kiço Blushi i  falënderoi të pranishmit për praninë e tyre në këtë mbrëmje  dhe duke i dhuruar bibliotekës së  “Albinfos”  librat e tij uroi  mbarësi në punët e famljet e tyre duke i vendosur simbolikisht edhe emrin  e kësaj  qëndre si Shtëpi e Shqipërisë.

Gjithashtu ai falenderoj në veçanti zotin Gjergji Themeli, Sandra e Gjergji Leka e  piktorin Zamir  Mati, te cilet organizuan kete takim me shumë vullnet dhe dëshirë

Doktoresha me origjinë shqiptare Solange D’Angély librin dedikuar e dhuruar prej autorit, e mbushi në faqet e tij të para me autografet e  të gjithë të pranishmeve për të kujtuar këtë mbrëmje shumë të ngrohte organizuar në sheshin Denfert Rocheraut Paris 13.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button