Home / Sporti / Partizani i Beogradit, Djukiç: T’u kthejmë mikpritjen shqiptarëve

Partizani i Beogradit, Djukiç: T’u kthejmë mikpritjen shqiptarëve

Partizani i Beogradit do të presë të enjten Skënderbeun për ndeshjen e raundit të katërt të fazës së grupeve në Europa League.

Trajneri i skuadrës serbe, Miroslav Djukiç ka dhënë vlerësimin maksimal për skuadrën korçare dhe u shpreh se shpreson që t’i kthejë asaj mikpritjen e përpara dy javëve.

“Jemi të ndërgjegjshëm se na pret një ndeshje e vështirë, sepse Skënderbeu është një skuadër e fortë dhe agresive. Ne do të kërkojmë që të fitojmë këtë përballje dhe shpresojmë që të shohim një lojë të bukur. Nuk duhet të mendojmë për gjëra jo sportive. Futbolli duhet të jetë aktori kryesor. Ajo çfarë ndodhi përpara 3 vitesh na kushtoi shumë për kualifikimin, e nuk duhet të përsëritet më një histori e tillë. Kur shkuam në Shqipëri na pritën mirë, shpresojmë që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë me ta”, tha Miroslav Djukiç, trajner i Partizanit të Beogradit.

Në të njëjtën linjë me trajnerin Djukiç qëndron edhe kapiteni i skuadrës, Zoran Tosiç.

“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Skënderbeu është ekip i fortë dhe ne duhet të japim maksimumin. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona nëse duam ta fitojmë këtë ndeshje. Pritshmëritë janë të larta, si nga unë, ashtu edhe nga tifozët. Një sukses me Skënderbeun nund të jetë një hap para për ne në Europa League. Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër, veçse të luajmë futboll, për të krijuar një imazh të mirë”, tha Zoran Tosiç, futbollist i Partizanit të Beogradit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: