Horoskopi

Horoskopi për datën 20 shtator 2014

horoskopiDashi

Pranë jush ka njerëz që nuk janë aspak të sinqertë dhe që duan të përfitojnë. Bëni një analizë të kujdesshme dhe jini përzgjedhës. Nëse dashurinë e shihni nga një tjetër anë, do t’ju buzëqeshë.

Demi

Dita e sotme do të jetë e bukur për ju në të gjitha drejtimet, në dashuri, punë, shoqëri etj. Pasdite do të merrni një lajm shumë të mirë për çështje biznesi.

Binjakët

Mos u besoni personave joseriozë. Jini më përzgjedhës. Mundësi të mira sot për këdo që duhet të japë një provim ose një intervistë pune. Synoni suksesin duke punuar shumë.

Gaforrja

Hëna do të bëjë shumë romantikë sot sidomos të lindurit ditën e hënë dhe të enjte, ndërsa Venera do t’ju dhurojë një ditë shumë të mirë pune. Ndërsa të tjerët kanë humbur shumë mundësi.

Luani

Telefonata dhe email-e në ardhje: jo të gjitha do të jenë të pëlqyeshme, por të paktën do t’ju sinjalizojnë një situatë në lëvizje. Në ekonomi do të gëzoni rritje të mira parash.

Virgjëresha

Kjo ditë për ju do të jetë shumë motivuese dhe me energji. Do të keni për të bërë shumë gjëra. Në dashuri do të përjetoni harmoninë. Ndërsa situatën ekonomike personale duhet ta merrni parasysh.

Peshorja

Do të merrni mesazhe ose letra të cilat do t’jua rrëmbejnë lehtë një buzëqeshje. E sotmja nuk është ditë për të humbur durimin. Kundërshtimet në dashuri do t’i keni të kota. Jini diplomatë.

Akrepi

Të lindurit ditën e enjte mund të kenë rastin të udhëtojnë. Gjatë tij do të bëjnë takime dhe njohje interesante. Me favorizimin e Hënës do të jeni më të shpejtë dhe konkretë.

Shigjetari

Sigurisht, periudha e fundit nuk i ka shpërblyer angazhimet dhe aftësitë tuaja. Ndaj sot do të keni një arsye më shumë për të ditur arsyen e gjithë kësaj. Atë kërkojeni brenda jush.

Bricjapi

Sot duhet të preferoni të bëni në këmbë një shëtitje të shëndetshme. Shkoni në punë në këmbë dhe mos merrni makinën. Parandaloni situata jo të këndshme duke vazhduar të tregoheni të sinqertë.

Ujori

Do të jeni në qendër të vëmendjes. Do të jeni shpirti i një feste dhe i një mbrëmjeje të veçantë. Jini alegro. Shmangni në mënyrë kategorike thashethemet. Kalojeni kohën në mënyrën e duhur.

Peshqit

Ktheni faqe dhe mendoni për të ardhmen. Gjërat duhet t’i bëni gjithmonë me qetësi. Mos u merrni me miqësitë virtuale por me ato reale, vetëm kështu do të dilni nga një “vrimë” që keni hyrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button