Kronika

“Në Prespë, një vëlla është shpallur grek e tjetri bullgar”

Zv/ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli tregoi një rast absurd me vetëdeklarimet e minoritarëve në Prespë.

Ai tha në emisionin “Arena” , se një vëlla ka deklaruar përkatësinë greke dhe tjetri bullgare.

“Shiko t’ju them një gjë me absurditetin e vetëdeklarimit. Janë shpallur bullgarët rreth liqenit të Prespës. Si mund të shpallesh bullgar kur ti ke Maqedoninë në mes. Në këtë fshatin bullgar tani, në një familje dy vëllezër, njëri është vetëshpallur bullgar dhe njëri është vetëshpallur grek. Janë vëllezër”, u shpreh ai në OraNews.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button