Home / Arte / ”Takohemi për një libër”, 200 aktivitete leximi në gjithë Shqipërinë

”Takohemi për një libër”, 200 aktivitete leximi në gjithë Shqipërinë

Mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë do organizohen për fushatën kombëtare të leximit, ”Takohemi për një libër”.

”Edukimi përmes kulturës ” prioritet i qeverisë shqiptare  dhe Ministrisë së Kulturës nisi dje një nga projektet e programit duke shpallur muajin nëntor, muajin e leximit për vitin 2017.

Në hapjen e Fushatës Kombëtare të Leximit ishte e pranishme ministria e kulturës Mirela Kumbaro , ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë  Lindita Nikolla si dhe Arbi Mazniku, nën kryetari i Bashkisë Tiranë .

Nisur nga përvoja e vitit të kaluar ku fushata përfshiu gjithë vendin, edhe këtë vit në fushatë  ftohen për bashkëpunim bibliotekat, libraritë, shkollat, universitetet, bashkitë si dhe të gjitha institucionet kulturore në vend.

Aktivitet do vazhdojnë deri më 10 dhjetor dhe do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë.

Fushata është konceptuar si vijon:

“LiriLibri” – Rrjeti i klubeve të leximit. Një risi e këtij viti do të jetë ngritja e rrjetit të klubeve të leximit në mbarë vendin sidomos në zonat periferike dhe të lëna në harresë, për rigjallërimin e jetës së librit dhe edukimin e brezit të ri përmes leximit pikërisht aty ku mungojnë libraritë e bibliotekat: mendimtarë të zonës, shkrimtarë apo përkthyes, dashamirës të librit, do të jenë nismëtarët e klubeve të leximit duke synuar ndërtimin e bërthamave ku diskutohet mbi ide, probleme, situata, ngjarje, histori të rrëfyera në libra.

“100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit” – Promovimi i veprës në tre vëllime, botuar në kujdesin e Bibliotekës Kombëtare dhe Ministrisë së Kulturës, në përmbyllje të vitit përkujtimor në nderim të figurës së Musine Kokalarit.

“Lexojmë Letërsi shqipe” – Dhurojmë vepra të autorëve më të mirë bashkëkohorë – 15 veprat e autorëve shqiptarë të përzgjedhur si kandidatë për çmimin e madh të letërsisë nga juria e Çmimeve Kombëtare në Ministrinë e Kulturës në tre vitet e fundit do të dhurohen gjatë Fushatës Kombëtare të Leximit në të gjithë vendin me synim nxitjen e leximit të letërsisë shqipe bashkëkohore.

 “Shkrimtarët e rinj” – Promovimi i pesë fituesve të Fondit të Krijimtarisë Letrare. Gjatë muajit Nëntor do të promovohet krijimtaria letrare e pesë autorëve të rinj të mbështetur nga Ministria e Kulturës për vitin 2017. Autorët:  Saimir Muzhaka, Manjola Nasi, Eris Rusi, Elona Çuliq, Belfiore Qose do të zhvillojnë çdo të shtunë të muajit Maratonën e leximeve në Tiranë, Prishtinë dhe Korçë.

“Lex_ON”– Gjatë muajt nëntor Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të organizojnë në të gjitha shkollat e sistemit arsimor parauniversitar në Shqipëri orë leximi me të ftuar shkrimtarë dhe përkthyes të njohur nga zona e tyre, si dhe veprimtari të tjera në nxitje të leximit.

Gjatë fushatës do të realizohen mbi 200 aktivitete në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Bashkinë e Tiranës dhe institucione dhe partnerë të tjerë si më poshtë:

–  Bashkitë e rretheve Shkodër, Lezhë, Pukë, Elbasan, Durrës, Korçë, Berat, Fier, Devoll, Skrapar, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Pogradec,  Prrenjas, Librazhd, Shijak, Kukës, Vorë, Roskovec, Çorovodë, Mallakastër, Dibër, Cërrik, Himarë, Bulqizë, Mirditë, Maliq, Tepelenë si dhe bibliotekat vendore dhe qëndrore në rrethe.

–  Biblioteka Kombëtare, Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Teatri i Kukullave, Teatri i Operas dhe Baletit, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin.

–  Shtëpitë Botuese: Pegi, Toena, Dituria, Onufri, Skanderbeg Books, Pika pa sipërfaqe, Albas, Ombra GVG, Fan Noli, Tirana Times, Gjergj Fishta, Zenit, etj.

– “Bukinist” –platforma e shitjes online për libra, pjesë e “NetTrade Albania”, që do të dhurojë kupona falas por edhe me ulje çmmi për shumë nga pjesëmarrësit e Fushatës Kombëtare të Leximit.

– Universiteti i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër,  Universiteti “Fan Noli” Korçë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.