Kronika

Rilidh energjinë, arrestohet pronarja e fasonerisë

Pronarja e një fasonerie në Durrës është shoqëruar në polici pasi kishte rilidhur në mënyrë të paligjshme energjinë.

Burime të OSHEE-së bëjhnë të ditur se subjektit privat i ishte prerë energjia pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte bërë sërish lidhjen, pa paguar detyrimet.

“Nga OSHEE Durrës në kuadër të aksionit, është zbuluar vjedhja e energjisë nga abonenti privat ne fushën e industrisë prodhuese (veshje), për rilidhjes së paligjshme të linjës elektrike. Subjektit privat i ishte prerë furnizimi me energji pasi ishte debitor, por pas kontrollit u verifikua se ai kishte rilidhur energjinë, pa paguar detyrimet, në kundërshtim të plotë me ligjin. Për këtë arsyeje, u bë arrestimi në flagrancë i abonentes M.H. dhe tashmë po gjykohet nga organet kopetente”, njofton OSHEE.

Po në Durrës dy abonentë familjarë janë proceduar për vjedhje të energjisë elektrike, ndërkohë që të dhënat e fundit nga ky qytet flasin për rreth 40 abonentë, familjat dhe privat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button