Home / Bota / “Tërmet” në Britani/ Skandali seksual i ministrit vetëm maja e ajsbergut

“Tërmet” në Britani/ Skandali seksual i ministrit vetëm maja e ajsbergut

Skandali i ngacmimeve seksuale nga politikanë britanik ndaj stafeve të tyre dhe seksit të kundër, ka bërë që të harrohet Brexit-i dhe sfidat e jashtëzakonshme të tij, pas divorcit politik dhe institucional të Londrës me Brukselin.

Ministri i Mbrojtjes i dorëhequr sepse kishte prekur në gju një gazetare 15 vjet më parë, për të cilin vet gazetarja në fjale tha se ishte rast i mbyllur, dhe madje, e konsideroi skandaloze dhe absurde dorëheqjen, konfirmon në thelb se sjelljet që 10 apo 15 vjet më parë kanë qenë të pranueshme, nuk janë më të tilla.

Moda e denoncimeve të ngacmimeve historike seksuale, në të dyja anët e Atlantikut, ka tronditur dhe plasaritur fort skenën politike britanike, pasi mendohet se deri më tani kemi të bëjmë vetëm me majën e ajsbergut.

Spekulohet për një listë prej mbi 40 deputete konservator dhe anëtarë kabineti qeveritar, ndërkohë akuza e vetme për përdhunim është bërë ndaj një drejtuesi të lartë të opozitës laburiste.

Dorëheqja e Ministrit britanik të Mbrojtjes, sipas shtypit, ka ndodhur pasi një numër grash kanë kontaktuar disa orë para dorëheqjes, zyrën e kryeministres, duke pretenduar për ngacmime seksuale nga Ministri i Mbrojtjes.

E ndodhur nën preson nga media dhe publiku për ngecje të procesit të Brexit, si zhvillimi politik përcaktues per te ardhmen politike dhe ekonomike te Britanisë, ky skandal seksual qe ka prekur partine konservatore ne pushtet, por edhe laburistet, dhe parlamentin, duket se është një andrallë më shumë në kurrizin e kërrusur tashmë të kryeministres Theresa May, e cila do duhet të shuaj zjarre të shumta të ndezur përreth godinës së saj politike.

Edhe pse sjellet seksuale të përshkruara në skandalin e tanishëm, mund të duken të pakonceptueshme për audiencën jo-britanike, ashtu si edhe në rastin e skandalit të viteve më parë për shpenzimet e deputetëve britanik, në mënyrë paradoksale, ato tregojnë edhe standardin e lartë të reagimit të shoqërisë britanike dhe klasës së saj politik, per t’u vetëshëruar nga sëmundje që në vende të tjera, mendohet se janë shumë më të përhapura dhe prevalente, madje ne grade, thuajse terminale.

Gjithsesi, loja sapo ka filluar edhe publiku britanik dhe me gjere, siç është bërë e modës në ligjërimin politik, ende s’ka parë gjë akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published.