Home / roze / Skandalet seksuale në SHBA,lumë akuzash për producentët

Skandalet seksuale në SHBA,lumë akuzash për producentët

Weinstein ishte vetëm maja e ajsbergut dhe nga momenti kur Aashley Judd vendosi të bënte përpara e të ekspozonte vetëm një pjesëz fare të vogel të asaj çfare ndodh prapa shkëlqimit verbues të Hollivudit, skandali vetëm sa thellohet çdo ditë e më shumë.

Në fokus tani është një tjetër producent i rëndësishëm, Brett Ratner, emri i të cilit lidhet me filma si “Rush Hour”, “X-Men: The Last Stand” dhe “The Revenant”.

48-vjecari përballet me akuzat e dy aktoreve të njohura Natasha Henstridge dhe Olivia Munn. Henstridge flet për një incident të ndodhur në Nju Jork në fillimin e viteve ‘90, kur atëherë ishte një modele vetëm 19-vjeçare. Edhe kater gra të tjera kanë dale ndërkohe me pretendimin e abuzimeve, sjelljes së pahijshme seksuale apo edhe qëndrimit frikësues të Ratner, të cilit avokati i tij Martin Singer i doli në mbrojtje me këtë argument: kam dy dekada që e përfaqësoj zotin Ratner dhe asnjë femër nuk ka dalë me pretendime të kësaj natyre kundër tij e nuk ka paraqitur apo siguruar ndonjë marrëveshje financiare nga klienti im.

Ratner vetë u hodh në sulm me depozitimin e një padie për shpifje në Hawai ku akuzohet për një përdhunim. Një ditë më parë, shkrimtarja Anna Graham Hunter akuzoi njërin prej emrave më të njohur të Hollivudit, aktorin Dustin Hoffman për ngacmime në sheshxhirimin e filmit “Vdekja e një shitësi”, në 1985-sën. Hoffman iu përgjigj artikullit me një apologji duke thënë se ka respekt të thellë për gratë dhe ai veprim nuk reflekton natyrën e tij të vërtetë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: