Home / Sporti / Humbja e Skënderbeut, Daja: Gabuam në zotërimin e topit

Humbja e Skënderbeut, Daja: Gabuam në zotërimin e topit

Skënderbeu u mposht 2-0 në transfertën e Beogradit, por për trajnerin e korçarëve, Ilir Daja, ndeshja u vendos nga episodet.

Episode që në fakt nuk ishin edhe aq shumë meritë e kundërshtarëve të Partizanit të Beogradit, por edhe gabime në mbrojtje nga ana e “ujqërve të dëborës”.

“Erdhëm në Beograd me një ekip sulmues dhe natyrisht që duhet të ishim treguar më agresivë. Pësuam një gol nga goditja standarde, por nuk u dorëzuam. Në momentin tonë më të mirë ndodhi edhe ai gabim. Por ky është futbolli, gabimet janë pjesë e lojës. Mendoj se mund të merrnim barazimin në këtë ndeshje që ishte e barabartë, por lëshuam në zotërimin e topit”, tha tekniku i korçarëve.

Ilir Daja ia vuri një pjesë të fajit edhe mungesave të ekipit të Skënderbeut, ndërsa tha se Gavazaj ka pasur probleme, edhe pse luajti si titullar.

Sa i përket atmosferës në Beograd, “të shohësh kaq shumë policë në një ndeshje futbolli nuk është normale, por gjithsesi nuk patëm probleme”, theksoi Daja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: