Home / Sporti / Trajneri serb, Djukiç: Të lumtur për 3 pikët, shqiptarët i kemi miq

Trajneri serb, Djukiç: Të lumtur për 3 pikët, shqiptarët i kemi miq

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i skuadrës serbe Djukiç u shfaq i lumtur me rezultatin në favor të Partizanit të Beogradit, por nuk harroi të lavdëronte Skënderbeun për forcën që tregoi në fushë.

“E dinim se Skënderbeu do të na i vështirësonte punët, sepse është një rival jo i lehtë. Kam bindjen se të gjithë kundërshtarët e tjerë do ta kenë të vështirë përballë tyre. Mendonim se ndeshjen do ta vendosnin detajet dhe ashtu ndodhi. Pas shënimit të golit të parë, patëm mundësinë të tërhiqeshim dhe të godisnim në momentin e duhur”, tha Djukiç.

Në fund, teksa shprehu kënaqësinë për 3 pikët e marra, ai shtoi:

“Do të isha edhe më i kënaqur nëse shqiptarët do të largoheshin të kënaqur nga kjo transfertë. Për ne, shqiptarët nuk janë armiq, por vetëm miq. Në këtë ndeshje futbolli, ne ia dolëm të merrnim atë që donim”, mbylli deklaratën e tij trajneri serb.

Leave a Reply

%d bloggers like this: