Home / roze / 80 vjet bukuri, Sophia Loren feston ditëlindjen

80 vjet bukuri, Sophia Loren feston ditëlindjen

sphia1“Çelësi i suksesit tim qendron në faktin se kurrë nuk jam lodhur së mësuari. Nuk e kam humbur kurrë kureshtjen dhe dëshirën për sfida të reja dhe i bëj vetes gjithmonë 1 mijë pyetje”.

Sophia Loren mbushi 80 vjeç. Diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore feston këtë 20 shtator ditëlindjen e saj, festë që nisi në Festivalin e Filmit në Venecia me prezantimin e dokumentarit “Sofia rrëfen Loren” të regjisorit Marco Spagnoli.

80 vite mbi supe, nga të cilat 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol. Karrierën do ta niste që në moshën 14-vjeçare në vitin 1949 kur spikati në një konkurs bukurie. Katër vite më vonë do të mbërrinte edhe roli i parë i saj në kinema kur luan “joshësen” Kleopatra në filmin “Dy netë me Kleopatrën”.

Kulmin e karrierës do ta prekte në vitet ’60 ku shihej si “balanca” europiane përballë Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor, pavarësisht se edhe vetë iu bashkangjit Hollyëood-it për t’u shfaqur në dhjetra filma si protagoniste dhe joprotagoniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.