Opinion

Problemi i bërthamës së Europës

Nga Harold JAMES

Me populizmin endemik në skajet e veta, Bashkimi Europian është qartazi në një periudhë të pasigurisë së thellë. Nëse liderët e BE-së duan ta rregullojnë situatën, e cila nuk lidhet me ekonominë apo emigracionin, por me lidershipin franko-gjerman.

Zgjedhja e presidentit Emmanuel Macron në Francë dhe vazhdimësia e mundshme e detyrës së kancelares në Gjermani nga Angela Merkel janë shumë në dyshim me zhvillimet në pjesën tjetër të Europës, që është bërë gjithnjë e më e paqëndrueshme dhe e parashikueshme. Dikush mund të pyesë nëse qendra franko-gjermane e Bashkimit Europian po bëhet gjithnjë e më e vështirë për pjesën tjetër të bllokut. Nëse është kështu, ata që ëndërrojnë për një integrim europian “edhe më të afërt” do të duhet të pranojnë një bosht franko-gjerman modest.

Europa sot po shkatërrohet nga forcat centrifugale, përfshirë lëvizjen separatiste të Katalunjës dhe kërkesës më të mbytur për autonomi nga rajonet italiane të Lombardisë dhe Venetos. Populizmi i krahut të djathtë është në pushtet në Hungari dhe Poloni, dhe tani mund të shfaqet edhe në Austri. Populistët e majtë qeverisin në Greqi dhe populistët qendror duket se po marrin drejtimin në Republikën Çeke, ku moguli Andrej Babis do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit.

Qartazi, BE-ja po  prodhon një kundërshti nga votuesit e spektrit politik, siç sugjeron emri i partisë triumfuese të Babis, “Veprim për Qytetarët e Pakënaqur”. Por ç’ka nuk është e dukshme është rrënja e shkakut të pakënaqësisë.

Shpesh thuhet se populizmi është një përgjigje e pashmangshme e viktimave të globalizimit. Por ky pretendim përgënjeshtrohet nga performanca e fortë ekonomike e Republikën Çeke, Hungari dhe Poloni. Dhe kjo nuk shpjegon pse kriza e Katalunjës shpërtheu në Spanjë pasi kjo po hartonte një rikuperim të fortë ekonomik apo pse Greqia mbetet e pambrojtur. Ndërkohë, një tjetër fajtore favorite, vala e refugjatëve, ka një alibi bindëse: ka shumë pak azilkërkues në vendet që po kryesojnë sulmet ndaj politikave të migracionit të BE-së.

Për të identifikuar rrënjën e pakënaqësisë Europiane, duhet të ekzaminojmë pritshmërinë e gjatë se lidershipi në Europë duhet të vijë gjithnjë nga partneriteti franko-gjerman, që ishte drejtuesi kryesor i integrimit europian prej dekadash. Në periudhën e pasluftës, presidenti francez Charles de Gaulle punoi ngushtë me kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Konrad Adenauer dhe kjo vazhdoi deri në vitet 1990, kur François Mitterrand dhe Helmut Kohl prishën një miqësi të ngushtë.

Prej kësaj historie, u supozua gjatë se nëse Franca dhe Gjermania bien dakord për diçka, pjesa tjetër e Europës thjesht duhet të ndjekin shembullin. Por gjatë krizës së borxhit të Eurozonës, që filloi në fund të vitit 2009, pushteti filloi të kalojë nga Franca drejt Gjermanisë dhe shumë në Europë filluan t’i konsiderojnë të dyja shtetet si tallëse. Në sondazhe opinioni, si francezët dhe gjermanët kanë renditje të ulët besueshmërie.
Merkel, sigurisht, ka qenë polarizuese. Përpara shtatorit 2015, shumë europianë besonin se ajo ishte shumë e përkushtuar ndaj një regjimi kursimi që kishte intensifikuar krizën e euros. Pastaj, ajo kryesoi përgjigjen humanitare ndaj krizës së refugjatëve, duke fituar vlerësim nga ish-kritikët, por kritika nga populistët dhe nacionalistët e tjerë anti-BE, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Europën Qendrore. Tani, populistët fajësojnë atë jo vetëm për refugjatët, por edhe për terrorizmin.

Ngjashmërisht, Macron nuk i ka bërë vetes ndonjë nder në Europën Qendrore dhe Lindore. Kritikat e tij për Direktivën e Punëtorëve – që i lejon punëtorët nga vende të ndryshme të rajonit të shkurtojnë pagat europiane perëndimore dhe të shmangin taksat në pagesa – e kanë bërë atë po aq “të lig” sa Merkeli në disa vende.

Gjatë krizës së euros, shumë politikanë grekë, italianë dhe spanjollë e panë Francën si një kundërpeshë ndaj Gjermanisë. Ata menduan se Franca mund të zbuste thirrjen e Gjermanisë për kursim dhe të kërkonte investime më të mëdha në sektorin publik. Por ky ishte një iluzion dhe një keqkuptim për rolin e Francës në partneritetin franko-gjerman. Sipas ndarjes tradicionale të punës, Franca ofron siguri dhe mjete për Europën të financojë projekte jashtë vendit dhe Gjermania mbikëqyr financat dhe ekonominë në shtëpi.

Kur Europa u përball me një sfidë sigurie pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, motori franko-gjerman punoi me efikasitet. Por kritikët e BE-së nuk e pelqejnë idenë e politikave të huaja të koordinuara ashtu si nuk i pëlqeu ideja e disiplinës fiskale dhe monetare imponuar në mes të një recesioni.

Gjithsesi, pavarësisht përballjes me kritika, partneriteti franko-gjerman ka fituar edhe mbështetje, prej vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE-ja. Përpara refrendumit Brexit 2016, shumëkush në periferi të BE-së e shihte Mbretërinë e Bashkuar si një pengesë të dirigjimit francez dhe drejtimit të pushtetit nga gjermanët. Tani, Mbretëria e Bashkuar është në mëshirë të Gjermanisë dhe Francës në negociatat për dalje.

Fotolajmet nga vizita e kryeministres britanike në Bruksel më 20 tetor ishin shprehëse, sepse kujtonin çastin kur, në një samit në nëntor 2011, Merkel dhe ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi i bënë bisht kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Brenda disa javësh, Berluskoni u largua nga qeverisja.

Franca dhe Gjermania duhet të zhvillojnë në mënyrë urgjente një vizion të përbashkët që tejkalon politikat e tyre kombëtare dhe përqafon reforma të nivelit të BE-së. Ka tashmë marrëveshje për nevojën për koordinim të mbrojtjes dhe harmonizim të taksave. Por kjo nuk mjafton. Franca dhe Gjermania ende duhet të zgjidhin shumë çështje në lidhje me centralizimin fiskal, rikonstruktimin e borxhit sovran dhe çështje të tjera thelbësore.

Dhe pavarësisht nëse Franca dhe Gjermania bien dakord në ndonjë çështje, të gjitha zonat politike duhet të jenë të hapura ndaj një procesi negocimi që përfshin të gjitha shtetet e tjera anëtare të BE-së. Pjesa tjetër e Europës duhet të ndjejë se ka vend në vendimmarrje. Kjo mund të arrihet me lista kandidatësh të nivelit europian për Parlamentin Europian, siç ka propozuar së fundmi Macron; ose me mekanizma të tjerë për të angazhuar rajonet dhe qytetet e Europës, që Këshilli i Europës të mos ketë shtete anëtare ekskluzive.

Së fundmi, BE-ja mund të zhvillohet ende, por vetëm nëse e çliron veten nga prioritetet e ngushta të francezëve dhe gjermanëve. Ajo që i duhet Europës tani nuk është një forca, por mendja.

/Project Syndicate

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button