Home / Rajoni / Maqedonia / Zaev: Varet nga shtetet se kur Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së

Zaev: Varet nga shtetet se kur Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përcaktuara drejt integrimeve evropiane, ndërsa të gjitha vendet e rajonit dhe të gjitha vendet në rajon individualisht i referohen njëri-tjetrit, u deklarua më 2 nëntor në Budvë të Malit të Zi, në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor “Sfidat në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Në panelin “Rajoni pas katër viteve në Procesit të Berlinit”, në të cilën folën krerët e pushtetit ekzekutiv të Ballkanit Perëndimor, kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë Dushko Markoviç dhe Zoran Zaev, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç, zëvendëskryeministri i Serbisë, Rasim Lajiç, zëvëndëskryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi u tha se të gjitha vendet e rajonit kanë bërë hap përpara në rrugën drejt BE-së.

Kryeministri malazez Markoviç tha se vendi i tij shpreson se do të bëhet anëtar i BE-së për katër ose pesë vite.

Për kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, u shpreh se se kur vendet e Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në BE, më së shumti varet nga vet shtetet.

“Mbarë rajoni duhet të shkojë një hap para. Është mirë që Mali i Zi dhe Serbia kanë negociata, patjetër të shkojnë një hap para. Doemos të shkojnë edhe Maqedonia, Kosova, Shqipëria, BeH-ja. Porosia se deri në vitin 2025 Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare të BE-së për ne është e papranueshme dhe duhet që kjo të jetë porosi për mbarë rajonin. Nëse mbarë rajoni avancon bashkëpunimin, atëherë jemi më të vlefshëm për BE-në. Komisioni Evropian në vitin 2019 ka zgjedhje të reja, vijnë njerëz të rinj. Më shumë varet prej ne se prej tyre kur do të jemi në BE”, tha Zaev në fjalimin e tij.

Ndësa në Samitin e 6-të “Maqedonia 2025”, që u mbajt në 1 nendor  në Shkup, kryeministri Zaev deklaroi se: “Implementimi i mundësive gjithëpërfshirëse të nismave të reja në rajon kërkojnë partneritet të fortë në mes të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, sektorin privat, organizatat ndërkombëtare dhe donatorët të cilët janë të gatshëm që t’i mbështesin këto procese. Qëllimi i këtyre proceseve është që të japin siguri për më shumë se gjysmë milion kompanitë të cilët punojnë në vendet e Ballkanin Perëndimor, të njohin se po krijohet një ambienti më i mirë në të cilin mund të rritet, të investojnë, të punësojnë…”,

Leave a Reply

%d bloggers like this: