Home / Rajoni / Maqedonia / Oda Ekonomike e Maqedonisë pjesë e konferencës “Sfidat në rrugën drejtë Bashkimit Evropian”

Oda Ekonomike e Maqedonisë pjesë e konferencës “Sfidat në rrugën drejtë Bashkimit Evropian”

Një delegacion biznesi nga Oda ekonomike e Maqedonisë ishte pjesë e konferencës “Sfidat në rrugën drejtë Bashkimit Evropian” e cila për të gjashtën herë u mbajt dje më 2 nendor në Budva në organizim të Odës ekonomike të Malit të Zi në bashkëpunim me ministrinë e shkencës të Malit të Zi.

Si një ndër ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në rajon, në këtë konferencë morën pjesë rreth 500 përfaqësues të qeverive dhe ekspertë të lartë nga fusha e ekonomisë, politikës, arsimit dhe shkencës në kuadër të vendeve ballkanike.

Pjesë e delegacionit nga Maqedonia të kryesuar nga kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski ishin edhe Minço Jordanov, kryetar i Këshillit drejtues të “Makstil”, Strasho Millkovski, kryetarë i KD “Granit”, Zhivko Mukaetov, drejtori i përgjithshëm dhe kryetarë i KD “Alaloid”, që njëherit janë edhe nënkryetarë të Odës ekonomike të Maqedonisë, si dhe Svetozar Janevski, Menaxher i përgjithshëm i “M6 investimeve”, pastaj Done Tanevski, kryetar i bordit të drejtorëve të “Makedonija Turist”, Nikolla Bitrak, Menaxher gjeneral i “AF Konsult” dhe përfaqësues tjerë anëtarë të Odës ekonomike.

Delegacioni qeveritarë i Maqedonisë kryesohej nga kryeministri Zoran Zaev i cili mbajti fjalim në panelin e parë të konferencës “Rajoni pas katër viteve nga Procesi i Berlinit”. Zaev tha se patjetër të punohet më shumë në digjitalizimin e ekonomisë. Pjesë e problemeve që u përmendën ishin edhe problemi i sigurimit të fuqisë së kualifikuar punëtore dhe modeli i arsimit dual që zbatohet edhe në Maqedoni sipas shembullit të modelit gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published.