Home / Rajoni / Drejtori i medias së mbyllur të Gylenit “Samanyolu” dënohet me 31 vjet burg

Drejtori i medias së mbyllur të Gylenit “Samanyolu” dënohet me 31 vjet burg

Gjykata Penale në Stamboll sot ka shqiptuar aktvendimin për anëtarët e organizatës terroriste FETO lidhur me rastin e komplotit të FETO-s kundër lëvizjes turke “Tahşiye”.

I akuzuari i parë në këtë rast, ku përfshihen 33 persona, është udhëheqësi i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, drejtori i grupit mediatik të mbyllur “Samanyolu”, Hidayet Karaca, ish-drejtori policor Ali Fuat Yilmazer, si dhe ish-shefa të tjerë të policisë.

Aktvendimin për procesin i cili zgjati rreth dy vite, e lexoi kryetari i Gjykatës Ali Ihsan Horasan, sipas të cilit Hidayet Karaca u dënua me gjithsej 31 vite e gjashtë muaj burg.

Karaca 18 vite burg i fitoi për shkak të veprës penale “menaxhim me organizatë të armatosur terroriste”, katër vite e gjashtë muaj për “shpifje”, dhe nëntë vite për “falsifikimin e dokumenteve”.

Yilmazer është dënuar me 16 vite e gjashtë muaj burg, prej të cilave 12 për “anëtarësim në organizatë terroriste” dhe katër vjet e gjashtë muaj për “shpifje”.

Ish-shefat policorë Yurt Atayun, Omer Kose dhe Tufan Erguder janë dënuar me nga 25 vite e gjashtë muaj burg, ndërsa ata u shpallën fajtor për “anëtarësim në organizatë terroriste”, “shpifje” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Duke marrë parasysh se të akuzuarit e parë Gylen dhe ish-shefi i policisë Mutlu Ekizoglu nuk janë marrë në pyetje para gjykatës, është marrë vendim që dosjet e tyre të trajtohen ndaras nga këto aktakuza.

Leave a Reply

%d bloggers like this: