Bota

McMaster: Trump-i, i gatshëm të punojë me Kinën për stabilitetin rajonal

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së H.R. McMaster është shprehur se presidenti Donald Trump e mirëpret vizitën e tij të ardhshme në Kinë dhe është i gatshëm të punojë me Pekinin për të nxitur paqen e begatinë në rajon e më gjerë.

McMaster e quajti Kinën “një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të sigurisë rajonale”, duke shtuar se Trump-i është i angazhuar të punojë me Kinën, veçanërisht me presidentin kinez Xi Jinping dhe me të gjithë liderët e rajonit, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Trump-i do të fillojë turneun e tij 12-ditor në Azi të premten dhe do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Ai do të marrë pjesë gjithashtu në Takimin e Liderëve Ekonomikë të APEC-ut dhe në Samitin e APEC-ut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button