Home / Keshilla / 5 ushqime që lodhin sistemin imunitar

5 ushqime që lodhin sistemin imunitar

ushqimiSheqeri – Bëhet fjalë për një substancë e cila nuk është tretëse dhe që ndikon negativisht tek dhëmbët dhe tek truri. Niveli i lartë i sheqerit në gjak redukton aktivitetin e antitrupave.

Drithërat dhe buka e bardhë – Karbohidratet e thjeshta ndihmojnë në atë që e përcaktojmë si “tsunami i sheqerit”, i cili ndodhet në këto dy produkte dhe që shndërrohen në glukozë.

Ushqimet e yndyrshme – Ndikojnë negativisht në reagimin e trupit tonë dhe sistemit imunitar ndaj infeksioneve. Ndihmojnë dhe shtyjnë qelizat kancerogjene në pjesë të veçanta të trupit.

Alkooli – Nuk është e thënë se duhet të hiqni dorë nga një gotë birrë në fundjavë apo një gotë verë në darkë, por që duhet të ulni dozat, pasi gjatë sezonit të gripit, alkooli dëmton sistemin imunitar dhe ndërhyn në aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

Produktet e qumështit – Shumë produkte të tilla përmbajnë nivel të lartë të sheqerit. Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes qumështit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Qumështi, kosi e akulloret ndikojnë negativisht ne funksionimin e mushkërive.

Leave a Reply

%d bloggers like this: