Keshilla

10 ushqime që zhvlerësojnë dietën

1.     Hudhra. Veç shijes qe hudhra i jep ushqimeve, ajo luan një rol edhe ne mbajtjen ne forme te trupit. Kjo fale përmbajtjes ne të të një elementi shume te rëndësishëm, alicina, e cila është ne gjendje te vrase bakteret e këqija ne traktin gastro-intestinal. Po kështu, fale edhe një proteine qe ajo stimulon ne mëlçi, ajo ka edhe efekte te drejtpërdrejta kundra obezitetit.


2.    Fasulet. Edhe këto veç shijes, ofrojnë edhe një sasi te mire fibrash dhe proteinash. Te dy këta elemente janë shume te rëndësishëm ne mbajtjen e peshës, përmes përmirësimit te punës se aparatit tretës, por edhe ndjenjës se ngopjes qe na heq mendjen nga e ngrëna.


3.    Fistikat. Një porcion prej 30 gram fistakesh përmban 6 gram proteina dhe 3 gram fibra, por ajo qe është e rëndësishme ne rastin e mistikave, ato janë edhe si një lloj “syri” për te na kujtuar se sa kemi ngrënë.


4.    Algat detare. Veçanërisht ato Wakame kane një ngarkesë te madhe proteinike dhe janë ne gjendje te krijojnë ne stomak një si lloj xheli ne gjendje te përmirësojë ndjesinë e te ngopurit.


5.    Speci djegës. Këto dallohen për përmbajtjen e një antioksidanti te quajtur capsaicina dhe ndikon metabolizmin si një antiiflamator i fuqishëm. Disa studime te tjera kane treguar se ata persona qe konsumojnë me shumice ushqimet e pasura me to, kane me pak oreks dhe nga ana tjetër djegin me shume kalori.


6.    Patatet e bardha. T pasura me aminorezistente, këto vlerësohen si ushqime si tipike dobësuese. Aminoacidi i mësipërm është ne gjendje te sintetizoje një acid, butirrato, i cili me pas është ne gjendje te përmirësojë metabolizmin dhe te djege me shume kalori.


7.    Mango. Edhe ky fryt është shume i pasur ne fibra. Por veç kësaj, ato janë ne gjendje te ulin nivelin e sheqerit ne gjak, duke ndihmuar ne kontrollin e oreksit.


8.    Kosi. Me pak kalori dhe kalcium, ai ndihmon ne djegien e yndyrave. Njëkohësisht ai është i pasur edhe me proteina, vitamina te grupit B, kalcium, potasium dhe magnezium.


9.  Avokado.  Kërkimet e fundit kane treguar se shtimi i avokados ne racionin ushqimor, kjo mundëson ngopjen e stomakut me 24% me pak ushqim se sa normalisht.


10.    Karcof. Karcofi është shume i pasur ne fibra, por dhe përmbajnë shume substanca te tjera ushqyese, lehtësisht te tretshme qe quhen prebiotike te cilat ndihmojnë bakteret e mira prezent ne sistemin tone digjestiv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button