PolitikaRajoni

Fondi i Ballkanit Perëndimor inagurohet në Tiranë

Fondi i Ballkanit Perëndimor, një nismë e 6 vendeve të Ballkanit, ka nisur aktivitetin në Tiranë. Në aktivitetin e djeshëm në prezencë të trupit diplomatik nga rajoni dhe vendeve të Bashkimit Evropian, Drejtori Eksekutiv i Fondit, z. Gjergj Murra bëri prezantimin e stafit ndërkombëtar, që vjen nga Beogradi, Podgorica, Prishtina, Shkupi dhe Tirana.

Z. Murra theksoi nënvizoi rolin e organizatës si një instrument për forcimin e kontakteve njerëzore në rajon përmes projekteve të përbashkëta.

Aleksandër Vesiç, Drejtor Programesh, Fondi i Ballkanit Perëndimor, u ndal tek rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes organizatave të shoqërisë civile, organizatave kulturore, universiteve në rajonin tone. “Kjo është një iniciative rajonale që sjell sëbashku njerëzit dhe organizatat, për të mbështetur kohezionin rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Ne kemi qëllim ta arrijmë këtë përmes mbështetjes së projekteve, për shoqërinë civile dhe organizatave të tjera në ballkanin përëndimor. Ne jemi krenarë të anoncojmë se do të nisim Thirrjen për Propozime në mes të muajit nëntor, ku presim Organizatat e Shoqërisë Civile nga Ballkanin Perëndimor të aplikojnë” tha zoti Vesiç.
Fondi i Ballkanit Perëndimor do të fokusohet në mbështetje të katër fushave: shkëmbimi edukativ dhe shkencor, bashkëpunimi kulturor, bashkëpunimi rinor dhe ndërkufitar dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Kjo është nisma e parë rajonale që e ka selinë në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button