Arte

TIFF 2017 dhe kriza e kinemasë alternative

254 filma nga e gjithë bota në kohë krize për filmat dhe kinemanë e pavarur, janë përgjigja që Tirana International Film Festival ka për publikun shqiptar në përvjetorin e tij të 15-të që zhvillohet nga 3 deri me 11 nëntor.
TIFF i cili çelet të premten në mbrëmje me premierën europiane të filmit shqiptar “Elvis Walks Home” nga regjisori Fatmir Koçi, vazhdon të mbetet një festival indipendent. Ai ka për qëllim të zbulojë e promovojë atë kinematografi europiane e botërore, që për fat të keq mbetet jashtë rrjetit komercial të distribucionit dhe nuk shfaqet as ne kinema as në TV. Organizatorët vlerësojnë se pavarësisht krizës se audiencave dhe mungesës se mbështetësve, TIFF i ofron Tiranës një qasje krejt tjetër artistike dhe turistike.
“E reja e festivalit janë firmat e festivalit dhe disa prej tyre janë premiera botërore, europiane dhe rajonale” tha Agron Domi Drejtor i TIFF. Sipas tij të veçanta të tjera janë në nivelin e programimit. “Kemi futur dokumentarin në një hapsirë të merituar si konkurrim më vete” shtoi zoti Dobi.
Anëtar i jurisë, regjisori dhe producenti i njohur kanadez Denis Cote dhe regjisori shqiptar Fatmir Koçi pohojnë se kriza e audiencave nuk është vetëm një problem shqiptar, por kinemaja indipendente duhet të kërkojë shikuesin kritik përtej klisheve të filmit hollivudian.
“Kriza e publikut është më tepër çështje respekti për kinemanë. Sot njerëzit i gjejnë filmat krejt lehtësisht, shpesh në forma të paligjshme dhe kanë humbur refleksin e ardhjes në salla dhe shikimin e një filmi në kinema. Ndaj është detyra jonë ta afrojmë dhe joshim publikun drejt kinemasë së pavarur” tha Denis Cote regjisor, anëtar i jurisë.
Për regjisorin Fatmir Koçi nuk mund të heqim dorë kurrë nga koncepti dhe mendimi që kemi kaq pak ngjarje kulturore. Ai shpjegoi ndryshimet mes kinemasë indipendente dhe asaj hollivudiane. “Hollivudi ka vetëm një model, ai i jep publikut per 15-17 dollarë atë që ai do të shikojë. Kjo nuk jemi ne dhe për fat që nuk jemi” tha Koçi.
“Elvis Walks home” është filmi i gjatë artistik që çel edicionin e 15-të në kinema millenium ndërkohë që sipas kategorive të filmit të shkurtër, dokumentar, in albanian dhe video art, venu te TIFF, këtë vit përqafojnë pika të ndryshme në Tiranë, nga Kinema Agimi, te Teatri i Kukullave, deri te Tulla Culture Center.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button