Home / Rajoni / E frymёzuar prej rastit tё Katalonjёs Serbia kёrkon konferencё pёr Kosovёn

E frymёzuar prej rastit tё Katalonjёs Serbia kёrkon konferencё pёr Kosovёn

Pas pёrpjekjeve tё Katalonjёs pёr pavarёsi, Serbia po kёrkon njё zgjidhje tё re pёr ish-krahinёn e saj, Kosovёn. “Nёse Spanja mund tё luftojё pёr konceptin e saj pёr Katalonjёn, atёherё edhe ne serbёt mund tё luftojmё pёr vendin tonё”, citon gazeta qeveritare “Novosti” nё numrin e sё shtunёs (04.11) nё Beograd, ministrin e Jashtёm Ivica Daҁiҁ. Sikurse njofton mё tej agjenca gjermane e lajmeve, DPA, duke iu referuar kёsaj gazete, Daҁiҁ kёrkon njё konferencё ndёrkombёtare, nё tё cilёn tё zgjidhet problemi i Kosovёs qё vazhdon prej dekadash.

Kosova e banuar nga shumicё shqiptare para gati dhjetё vetёsh shpalli pavarёsinё nga Serbia. Deri tani pavarёsia e Kosovёs ёshtё njohur nga 110 shtete nё bazё tё sё drejtёs ndёrkombёtare. Serbia nuk do ta pranojё kёtё dhe kёrkon ta sprapsё kёtё pavarёsi. Sidoqoftё mes Beogradit e Prishtinёs prej vitesh zhvillohet dialogu me ndёrmjetёsimin e BE-sё pёr normalizimin e marrёdhёnieve midis dy vendeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: