Home / Bota / Amerika / Kerry: Irani duhet të luajë një rol të veçantë në luftën kundër Shtetit Islamik

Kerry: Irani duhet të luajë një rol të veçantë në luftën kundër Shtetit Islamik

John Kerry speaking in LondonSHBA theksoi se Irani, konsideruar që prej shumë kohësh si një prej armiqve më të këqinj, duhet të luajë një rol të veçantë në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik, edhe pse nuk është çështja për të përfshirë Teheranin në koalicionin kundër ISIS.

”Në luftimet kundër ekstremistëve të islamit, që kanë pushtuar territore të konsiderueshme në Irak dhe në Siri, ka një rol të veçantë për të gjithë vendet duke përfshirë këtu Iranin”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pa dhënë më shumë detaje se mbi çfarë mund të ishte ky rol.

Dje, Deparatamenti amerikan i Shtetit theksoi se Uashingtoni dhe Tehereani kishin biseduar për luftën kundër Shtetit Islamik në kuadër të bisedimeve për programin bërthamor, që u zhvilluan të mërkurën dhe të enjten në Nju Jork.

Kerry ishte shprehur në fillim të javës në mbështetje të bisedimeve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit lidhur me këtë çështje duke nënvizuar se ishte kundër çdo koordinimi ushtarak me Teheranin përsa i përket mbështetjes që do t’i jepet regjimit sirian./

Leave a Reply

Your email address will not be published.