Home / roze / Hakmarrja e viktimave. Pas ortekut Weinstein, do të goditen të gjithë

Hakmarrja e viktimave. Pas ortekut Weinstein, do të goditen të gjithë

As edhe politika nuk ka mbetur imune nga uragani i rrëfimeve.

Deputete dhe punonjëse në Westminster kanë organizuar një chat në WhatsApp, për të shkruar aty emrat e ngacmuesve si dhe t’u bëjnë thirrje të tjerave që të bëjnë kujdes; mos hyni në ashensor me atë, mos hipni në makinë me atë tjetrin.

Nuk është më vetëm Harvey Weinstein. I tmerrshmi i Hollywoodit, i akuzuar për ngacmime dhe përdhunime nga më shumë se tetëdhjetë gra, ka të paktën meritën që i hapi rrugë një lloj dhome rrëfimi globale. Gra nga e gjithë bota, të profesioneve të ndryshme dhe nga shtresa sociale po kaq të ndryshme, janë ndjerë, ndoshta për herë të parë, pjesë e një lëvizje më të fortë se sa turpi, dhe kanë denoncuar ngacmuesit e tyre. Hashtagu “metoo” (edhe unë) i nisur nga aktorja Alyssa Milano, një prej atyre që kanë akuzuar Weinsteinin, është përdorur pothuaj 2 milion herë nga gratë në 85 vende të ndryshme. Në Itali është transformuar në “ajoherëqë” ndërsa në Francë “balancetonporc” (denonco derrin tënd).

Sigurisht, në gazeta përfundojnë vetëm emrat e njohur. Si ai i tre italianeve të ngacmuara nga Weinstein, Asia Argento, Ambra Battilana dhe Samantha Panagrosso. Dhe si akuzuese të tjera, nga Angelina Jolie deri tek Gwyneth Paltrow.

Ndërsa për dhunë seksuale, producenti është akuzuar nga gjashtë gra (e fundit është aktorja Natassia Malthe). Asnjëra, deri tani, nuk ka pranuar që është dorëzuar përballë tij për çështje oportunizmi apo karriere. Vetëm Asia Argento ka rrëfyer për një marrëdhënie me të, sepse në një farë mënyre ndihej e ‘detyruar”.

Në telashe bashkë me Weinstein ka përfunduar edhe Roy Price, në krye të Amazon Studio deri pak kohë më parë, kur dha dorëheqjen pasi u akuzua për ngacmime nga Anna Friel dhe producentja, Isa Hackett.

Juliette Binoche ka rrëfyer për “Le Monde” se është ngacmuar që në moshën 7 vjeç. Ndërsa artistja Marianne Barnard ka treguar me gisht regjisorin Roman Polanski (i akuzuar tashmë për pedofili), i cili ka abuzuar me të kur ajo ishte 10 vjeç.

As edhe politika nuk ka mbetur imune nga uragani i rrëfimeve.

Deputete dhe punonjëse në Westminster kanë organizuar një chat në WhatsApp, për të shkruar aty emrat e ngacmuesve si dhe t’u bëjnë thirrje të tjerave që të bëjnë kujdes; mos hyni në ashensor me atë, mos hipni në makinë me atë tjetrin.

Komisionerja europiane Vera Jourova ka pranuar se ka qenë viktimë e dhunës dhe më shumë se dhjetë gra kanë gjetur kurajën që të rrëfejnë për ngacmime të rënda prej presidentit të SHBA, Donald Trump. Madje edhe George Bush i madhi, i ka prekur të pasmet aktores Heather Lind. Pas denoncimit në rrjetet sociale, ai kërkoi falje.

Edhe në botën e modës shpërtheu ferri. “Vogue” dhe revista të tjera kanë dëbuar fotografin e divave, Terry Richardson, një tjetër predator serial që ka dëgjuar akuzueset e tij (si Anna del Gaizo, Emma Appleton dhe Jamie Peck). Tërhiqte modelet më të reja dhe pa përvojë, i detyronte të zhvisheshin dhe kërkonte seks oral gjatë “shërbimeve fotografike”.

Eshtë larguar nga puna edhe anchorman-i historik i Fox News, Bill O’Reilly, që sipas New York Times kishte arritur disa marrëveshje miliona dollarëshe me gra që kishte ngacmuar.

Pas ortekut Weinstein, ka qenë edhe një viktimë nga bota e sportit që i është bashkuar hashtagut “metoo”. McKayla Maroney, kampione olimpike e gjimnastikës artistike, ka shkruajtur në Twitter se mjeku i skuadrës, Lawrence G. Nassar, e ka ngacmuar nga mosha 13 deri në 20 vjeç. Nassar është tashmë nën hetim për abuzime seksuale me gjimnaste të tjera.

Por kjo kurajë e gjetur nuk është ekskluzivitet i grave. Aktori Anthony Rapp ka zbuluar se ka qenë ngacmuar nga aktori Kevin Spacey kur ishte 14 vjeç. Spacey u justifikua dhe u mbrojt me një tjetër rrëfim: “Jam homoseksual!”

Apeli i të gjithë viktimave është një i vetëm: denonconi! Sepse vetëm kështu mund të griset perdja që deri më tani ka mbrojtur përbindëshat, qofshin ata producentë të famshëm, apo kolegë anonimë zyre. / “Oggi”/

Leave a Reply

%d bloggers like this: