Bota

Mbyllet sesioni i vjeshtës i Panairit të Guangzhou-t, shtim blerësish dhe kontratash

Të shtunën u mbyll sesioni i fundit i panairit më të madh tregtar të Kinës.

Sesioni i vjeshtës i Panairit të Guangzhou-t shënoi një vlerë të të ardhurave nga eksportet rreth 30 miliardë dollarë amerikanë, me një rritje vjetore prej 8.2 për qind.

Vëllimi i eksportit me vendet e “Një brez, një rrugë” ka arritur në rreth 9.4 miliardë dollarë amerikanë.

Kjo shifër përbën mbi 30 për qind të vëllimit të përgjithshëm të panairit, me një rritje prej 13.6 për qind nga viti i kaluar.

Panairi i Guangzhou-t, i njohur zyrtarisht si Panairi i Import-Eksportit i Kinës, mbahet çdo pranverë dhe vjeshtë. Ai vlerësohet si një barometër i gjendjes së eksporteve kineze.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button