Bota

Masakër në një Kishë në Teksas, vriten 27 persona

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë meshës së të dielës.

Sulmi ndodhi në kishën Baptiste në Sutherland Springs, në kontenë Willson. Një zyrtar i policisë në vendngjarje konfirmoi se të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave lokale janë mbi 24 të plagosurit. Dega e FBI në San Antonio tha se agjentët e saj janë dislokuar në vendngjarje dhe nuk ka ende asnjë pistë për motivin e autorit. FBI po ashtu tha se pavarësisht se është raportuar për vetëm një autor, po hetohen edhe mundësitë e tjera. Mediat lokale raportuan se personi i armatosur hyri në kishë rreth orës 11.30 minuta sipas orës lokale.

Policia tha se kishte disa viktima dhe se autori ishte vrarë pas sulmit. Foto dhe video nga vendi i ngjarjes tregonin zonën të izoluar nga policia. Një numër helikopterësh kanë mbërritur në vendngjarje për të transportuar të plagosurit. Agjentë të FBI po ashtu kanë arritur në vendngjarje. Guvernatori i Teksasit, Greg Abott, tha: Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që janë lënduar në këtë akt djallëzor. Falenderojmë agjencitë e ruajtjes rendit për reagimin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button