Bota

JAPONI – Trump: Qëndrimi i Phenianit është një kërcënim për botën

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot në Tokio se programi bërthamor koreano-verior ishte një kërcënim për botën e civilizuar dhe rikonfirmoi se koha për durim strategjik kishte mbaruar.

“Disa shprehen se retorika ime është e fortë, por shikoni se çfarë ka ndodhur me një retorikë të dobët gjatë 25 viteve të fundit”, konfirmoi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

Trump filloi dje në Japoni një turne të gjatë në Azi, që do të dominohet nga tensionet në rritje me Korenë e Veriut, gjë që ka rritur frikën për një konflikt të madh në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button