Politika

Ministrja Xhaçka në janar 2018 drejt Pentagonit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka do të udhëtojë drejt Pentagonit gjatë muajit Janar 2018, një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Lajmin e bëri të ditur sot në mesditë, Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu.

“Kjo vizitë do zgjerojë marrëdhëniet ushtarake dhe do rrisë mbështetjen tonë për FA. Ministrja Xhaçka po investon në të ardhmen dhe mbështesim këto investime”, tha ambasadori gjatë zhvillimit të ceremonisë së dorëzimit të 12 mjeteve të blinduara nga qeveria amerikane per FA.

 

Tashmë është bërë e zakonshme, që çdo ministër Mbrojtje, zhvillon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Departamentit të Mbrojtjes. Ajo që e bën të veçantë vizitën e zonjës Xhaçka është “nxitimi” amerikan, kur ish-ministrja Kodheli është ftuar në fund të vitit 2014, pra më shumë se një vit nga marrja e mandatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button