Ekonomia

Skandali “Paradise Papers”. Në listë, ministri serb Nenad Popoviç

Hetimi ndërkombëtar i “Paradise Papers” tregon se ministri pro-rus Nenad Popoviç mund të jetë njeriu më i pasur i Serbisë.

Nga sa raporton rrjeti i hetimit të krimit dhe korrupsionit KRIK, ministri serb i inovacionit dhe zhvillimit teknologjik zotëron të paktën 75 milionë dollarë asete, por me vlerën e tyre të tregut ato mund të shkojnë edhe në më shumë se 100 milionë dollarë, çka e bën politikanin më të kamur në vend.

Dokumentet e bëra publike së fundi hedhin dritë mbi perandorinë e biznesit të Popoviçit e tregojnë se në ç’përmasa mbërrin pasuria e tij, thotë KRIK, që ka bashkëpunuar me konsorciumin ndërkombëtar të gazetarëve investigativë në projektin “Paradise Papers”. Popoviç, i njohur për lidhjet e tij me Moskën, mohon të ketë zhvendosur ndonjë kompani të veten në parajsat fiskale “offshore” të përmendur në raport dhe thotë se ato janë të gjitha të regjistruara në Rusi dhe në Europë. Ministri ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër emigrantëve dhe ishte ai që hodhi idenë e ngritjes së një muri për t’i mbajtur azilantët larg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button