Politika

“Forca e Ligjit”, Lu: Në fillim të 2018, presim arrestimin e “peshqëve të mëdhenj”

Ambasadori amerikan përshëndeti sot operacionin “Forca e Ligjit” e prezantuar nga Ministria e Brendshme dhe për herë të parë vendosi afate se kur pret rezultate nga ky operacion.

“Të flasim me vepra dhe jo me fjalë. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqëve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë me SPAK-un”, deklaroi ambasadori Donald Lu.

Kjo është ajo që presin partnerët ndërkombëtarë, tha Lu, e po ashtu edhe qytetarët shqiptarë. Lu vlerësoi planin.

“Dielli duket që në mëngjes. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare. Pranon gjithashtu se deri më tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale”, vijoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button