Ekonomia

Gjiknuri: Do ndryshojnë kontratat me kompanitë e naftës, rrezikun ta mbajnë kontraktorët

Duke folur gjatë një konference të zhvilluar sot në Tiranë, me temë hidrokarburet, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se qeveria do të konsiderojë ndryshimin e modeleve të kontratave me kompanitë e naftës dhe gazit në vend.

Sipas ministrit, kudo që ka naftë dhe gaz ka përplasje mes shtetit dhe kontraktorëve privatë, por kontratat aktuale riskun e investimit ia ngarkojnë shtetit.

“Risku duhet t’u kalojë kontraktorëve. Aktualisht, vetëm kur kompania e naftës të dalë me fitim mundet shteti të marrë 50% të tatim fitimit. Modelet e kontratave duhet të ndryshohen duke u bazuar tek praktikat më të mira europiane.

Ndoshta këto kompani të tatohen edhe si bizneset e tjera, por të mbajnë vetë përsipër rrezikun e investimit dhe shteti të marrë pjesën që i takon”, tha Gjiknuri.

Ministri i Energjisë lajmëroi edhe ngritjen e Institutit të naftës dhe të gazit, të cilin ekspertët e huaj e konsideruan si një nga hallkat kryesore që duhen financuar dhe mbështetur. Ky institucion do të shërbejë si kapaciteti teknik më i mirë për të ndihmuar vendin tonë në negociatat me kontraktorët potencialë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button