Bota

Kinë-SHBA: 20 marrëveshje kino-amerikane prej nëntë miliardë dollarësh në ditën e parë të vizitës së Trump

Rreth 20 marrëveshje tregtare me një vlerë prej nëntë miliardë dollarësh u nënshkruan sot në Pekin mes sipërmarrjeve kineze dhe atyre amerikane, në ditën e parë të vizitës në Kinë të presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri kinez Wang Yang i cilësoi këto marrëveshje si ngrohje e marrëdhënieve dypalëshe, para mbledhjes kinezo-amerikane që do të zhvillohet nesër, gjatë të cilës Trump dhe homologu i tij Xi Jinping do të drejtojnë nënshkrimin e kontratave në fusha si gazi dhe soja.

Marrëveshjet e nënshkruara të mërkurën u drejtuan nga sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, në Pallatin e Popullit.

“Përgjigjja ndaj çekuilibrimit të tregtisë me Kinën është në qendër të bisedimeve mes presidentit Trump dhe presidentit Xi”, deklaroi Ross.

“Të arrihet një tratim i drejtë dhe reciprok për sipërmarrjet është një objektiv i përbashkët”, garantoi ai.

Përveç çështjes së programit bërthamor të Koresë së Veriut, marrëdhëniet tregtare pritet të jenë dosja e madhe e vizitës së parë në Kinë e Donald Trump, që kishte akuzuar gjatë fushatës elektorale se Pekini i kishte vjedhur miliona vende pune SHBA-së.

Në bordin e avionit që çonte Trumpin në Pekin, një përgjegjës i lartë i administratës amerikane përmendi çekuilibrin e madh në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe.

”Nuk është i drejtë deficiti tregtar, por gjithashtu edhe rregullat e padrejta, si transferimi i teknologjisë i vendosur për sipërmarrjet amerikane”, tha ai.

Deficiti tregtar amerikan përballë Kinës nuk po tregon shenja rënieje një vit pas zgjedhjes së Donald Trump.

Ndërkohë që ai po ulej në Pekin, doganat kineze flisnin për një tepricë tregtare prej 223 miliardë dollarë me SHBA-në në 10 muajt e parë të vitit, në rritje me tetë për qind për të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button