Bota

Xi Jinping: “Marrëdhëniet Kinë-ShBA ndodhen në një pikëfillim historik”

Marrëdhëniet Kinë – ShBA ndodhen tani “në një pikëfillim historik,” tha dje presidenti kinez Xi Jinping gjatë takimit me homologun e tij amerikan Donald Trump.

“Kina është e gatshme të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara, duke respektuar njëra tjetrën, duke marrë përfitime të ndërsjella dhe kontrolluar dallimeve mes tyre,” tha Xi gjatë takimit të të dy delegacioneve në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Që prej së mërkurës, kur presidenti Trump mbërriti në Kinë, të dy udhëheqësit kanë zhvilluar shkëmbime të hollësishme për marrëdhëniet dypalëshe dhe njëherësh kanë arritur konsensus të gjerë.

“Ne besojmë se marrëdhëniet kino-amerikane nuk lidhen vetëm me mirëqenien e dy popujve, por edhe me paqen, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë botërore,” tha Xi.

Të dy udhëheqësit theksuan bashkërisht se bashkëpunimi “është zgjedhja e vetme e duhur” për Kinën dhe për Shtetet e Bashkuara dhe se një e ardhme më e ndritur mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, shtoi kreu kinez.

Ata ranë dakord të ruajnë sistemin e diplomacisë së krerëve të shteteve për të zhvilluar më tej lidhjet dypalëshe.

Ndërkohë, të dy vendet do të vazhdojnë të zhvillojnë katër mekanizma dialogu: dialogun diplomatik dhe të sigurisë, dialogun gjithëpërfshirës ekonomik, dialogun për zbatimin e ligjit dhe sigurinë kibernetike dhe dialogun shoqëror dhe të shkëmbimeve midis dy popujve.

Të dy palët ranë dakord të gjithashtu të forcojnë komunikumin dhe koordiminmin për çështjen e Gadishullit Korean dhe Afganistanin.

“Nuk mund të ketë çështje më të rëndësishme sesa marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Kinës,” tha nga ana e tij presidenti Trump gjatë bisedimeve. “Ne kemi zotësinë për të zgjidhur problemet botërore edhe për shumë vjet në vazhdim,” shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button