Politika

Bashkëqeverisja me qytetarët, Rama mbledh ministrat në Dibër

Në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, qeveria mblidhet në Dibër.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se “sot dhe nesër qeveria në Dibër. Vendime, projekte, bashkëqeverisje me njerëzit dhe punë e durim për Dibrën që duam për Shqipërinë që duam”.

Në çdo muaj, qeveria do të zbresë në një territor për të qenë pranë njerëzve dhe jo thjesht për të bërë mbledhjen e saj të radhës me një tematikë specifike për qarkun përkatës, por për të ndarë me njerëzit, përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit, për të diskutuar me drejtues dhe administratorë lidhur me ecurinë e punëve të përbashkëta.

Në muajin tetor mbledhja u zhvillua në Vlorë, ndërsa këtë muaj është menduar Dibra si vendi ku do të diskutohet me njerëzit e zakonshëm për vendimet e dhe projektet e qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button