Arte

Korrespondenca plot dashuri mes Albert Camus dhe Maria Casares

Ai e quante “Dashuria ime e shtrenjtë”, ajo i përgjigjej “I dashuri im i shtrenjtë”… Tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë letrat, të mbledhura nga Gallimard në vëllimin kushtuar korrespondecës plot dashuri mes shkrimtarit Albert Camus dhe komedianes Maria Casares, shprehin pasionin e zjarrtë.

“Letrat e tyre bëjnë që bota të jetë më e madhe, hapësira më vezulluese, ajri më i lehtë sepse ata kanë ekzistuar”, shkruan Catherine Camus, vajza e fituesit të çmimit Nobel për Letërsinë, pas publikimit të kësaj vepre të jashtëzakonshme.

Kjo korrespondencë, dalë këtë javë, nuk ishte publikuar kurrë më parë.

Maria Casares dhe Albert Camus ishin takuar në Paris më 6 qershor 1944, ditën e zbarkimit të aleatëve në Normandi. Ajo ishte 21 vjeçe dhe ai në 30 vjeç në atë kohë. Camus ishte i martuar dhe do të qëndronte me Francine Faure, mamanë e binjakëve Catherine dhe Jean Camus.

Kur dy të dashuruarit do takoheshin, Francine ndodhej në Oran në Algjeri. Ajo rikthehet në Paris në shtator 1944 dhe Maria Casares, e shkatërruar, ndahet me Camus.

Autori i romanit “I huaji” ishte i trishtuar.

“Nga çdo anë që kthehem, shikoj vetëm natën (…) pa ty nuk kam më forcë. Mendoj se kam dëshirë të vdes”, shkruan Camus.

Mungesa do të zgjaste katër vjet. Por, më 6 qershor 1948, Albert Camus dhe Maria Casares kryqëzohen rastësisht në bulevardin Saint-Germain në Paris. Ata nuk do të ndaheshin më kurrë.

Shkëmbimet e tyre ishin pothuajse të përditshme. Ata flisnin për punën e tyre (Maria Casares zhvillonte turne në Francë dhe jashtë vendit) bënin thashetheme (“Simone Signoret ka dështuar (…) Kam parë Yves Montand të dëshpëruar dhe shumë i zhurmshëm), shkruan Maria Casares për Camus në janar 1951.

“Kjo korrespondencë, e pandërprerë për 12 vjet, tregon mirë karakterin dukshëm të parezistueshëm të dashurisë së tyre”, shkruan Catherine Camus në parathënien e këtij libri prej 1 300 faqesh.

“Letrat e Maria Casares, vajza e presidentit të fundit të qeverisë së Republikës spanjolle, mundësojnë zbulimin e jetës së një aktoreje të madhe, kurajon dhe dështimet e saj”, shkruan Catherine Camus.

Letra e fundit e Albert Camus për dashurinë e tij të madhe daton më 30 dhjetor 1959.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button